Triumf i thellë për PSG në shtëpi kundër Angers. Kampionët e Francës triumfuan 6-1, duke arritur suksesin e katërt radhazi në Ligue 1.
Alessandro Florenzi zhbllokoi sfidën shumë shpejt me një eurogol, teksa Neymar dyfishoi në minutën e 36-të pas një asist të Kylian Mbappe, i cili dhuroi spektakël në krah.
Braziliani shënoi të dytin personal në fillimin e fraksionit të dytë të ndeshjes, përpara se miqtë të realizonin golin e nderit.
Më pas erdhën rrjetat e Julian Draxler, Idrissa Gueye dhe Kylian Mbappe gjashtë minuta përpara fundit të sfidës.
Vendi i dytë në renditje për PSG, që numëron 12 pikë pas pesë javëbe të parë. Kreu mbahet nga Rennes me një pikë më shumë dhe një ndeshje më pak. /abcnews.al
Ligue 1, java e pestë
PSG-Angers 6-1
(Florenzi 7′, Neymar 36′, 47′, Draxler 57′, Gueye 71′, Mbappe 84′ / Traore 52′)