PSG fitoi 2-1 ndaj Lens në “Parc des Princes”, duke u ngjitur përkohësisht në vend të parë në Ligue 1, me dy pikë dhe një ndeshje më shumë se Lille, që rimerr kreun nëse ia del të mposhtë Nice në mbrëmje.
? Final whistle! #PSGRCL @PSG_English gets a hard fought win. All the pressure on @LOSC_EN to reclaim the top of the table! pic.twitter.com/LTQeNAlYlx
— Ligue1 English (@Ligue1_ENG) May 1, 2021
Sfida u zhbllokua pas gjysmë ore lojë. Gafë e mbrojtjes mike dhe finalizim i thjeshtë për Neymar. Në minutën e 52-të erdhi dyfishimi falë një tjetër lojtari brazilian, qendërmbrojtësit Marquinhos.
Kapiteni realizoi një gol me kokë identik si ai ndaj Manchester City në mesjavë, me ndryshimin e vetëm që krosi nga goditja e këndit erdhi nga Neymar dhe jo Di Maria. Ekipi mik reagoi menjëherë dhe shkurtoi rezultatin në aksionin pasardhës.
Autori i golit ishte Ignatius Ganago. PSG shënoi një tjetër gol në minutën e 83-të, por VAR-i nuk e lejoi Mauro Icardin të festojë. Përfundimisht 2-1, fitore morali përpara duelit të kthimit ndaj Manchester City të martën në mbrëmje. /abcnews.al