Vllaznia ka arritur të triumfojë ndaj Erzenit në transfertë, pasi shkodranët arritën të shënon golin e vetëm të sfidës në minutën e 87’.
Sfida ka qenë me raste të shumta nga të dyja skuadrat, por shkodranët ishin ata që përfituan. Në minutën e 87’ të sfidës, Vllaznia ekzekuton një goditje këndi nga krahu i majtë dhe portieri i shijakasve, Puja, nuk arrin ta kontrollojë topin siç duhet dhe Stojanoviç gjendet aty pranë duke e çuar në rrjetë dhe duke i dhënë shkodranëve tre pikë tepër të arta.
Me këtë rezultat, Vllaznia renditet tashmë në vendin e tretë me 32 pikë, ndërsa Erzeni mbetet në zonën e kuqe të tableës, në vendin e tetë me 22 pikë./h.ll/abcnews.al