Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Fitore në frymën e fundit, Benzema mban Realin në garë për titull

schedule18:09 - 13 Mars, 2021

schedule 18:09 - 13 Mars, 2021

Real Madrid ia del të fitojë në frymën e fundit përballë Elche. Kampionët në fuqi vinin pas dy barazimeve 1-1 në këtë përballje shtëpiake, teksa suksesi i sotëm e ka dërguar në 5 pikë diferencën me Atleticon kryesuese (ka luajtur një ndeshje më pak).

Pjesa e parë përfundoi pa gola, pavarësisht dominimit të djemve të Zidane. Skuadra mike gjeti golin pas një ore lojë. Mbrojtësi Dani Calvo shfrytëzoi një goditje këndi dhe realizoi me kokë. Reali ia doli të evitojë humbjen falë golit të Karim Benzema në minutën e 73-të.

Sulmuesi francez finalizoi me kokë një kros të bukur të Luka Modric. Vendasit u hodhën në sulm në kërkim të golit të fitores dhe e gjetën atë në minutën e parë shtesë. Sërish Benzema autori i golit. Realizim i bukur i goleadorit dhe tre pikë për Reali Madrid. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!