VIDEO/ Fitore minimale ndaj Erzenit, goli i Franklin nderon Skënderbeun në “shtëpi”

schedule19:14 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 19:14 - 2 Dhjetor, 2023

Pritej një fitore e vendasve dhe ashtu ka ndodhur, “bardhekuqtë” e Skënderbeut kanë arritur të mundin me rezultatin minimal, 1 me 0, “shijakasit” e Erzenit, në duelin e vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore.

Goli i vetëm i sfidës erdhi nga “bomberi” nigerian, Nnamdi Franklin Ahanonu, me golin e shënuar në minutën e 30’, që e çon 21-vjeçarin, në kuotën e 4 golave në këtë edicion të Superiores, shifër të cilën e ka arritur në vetëm 5 përballjet e para për “bardhekuqtë”.

Përsa i përket renditjes, Skënderbeu qëndron bindshëm në vendin e 4-t të tabelës, teksa ka arritur të grumbullojë plot 21 pikë, aq sa Tirana e vendit të 3-të dhe është shkëputur me 4 pikë nga vendi i 5-të, ndërkaq Erzeni renditet në vendin e 7 në tabelë, me vetëm 16 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: 

Goli i Nnamdi Franklin Ahanonu: