Atalanta nuk hasi aspak probleme për të mposhtur 3-1 Cagliarin në shtëpi. Ekipi i Berat Gjimshitit (luajti si titullar) ia doli të kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë, aty ku do të përballet me fituesin e çiftit Parma-Lazio.
Aleksey Miranchuk zhbllokoi takimin në minutën e 43′, aksion ku ishte protagonist edhe Gjimshiti. Sottil barazoi takimin në minutën e 55-të, por Atalanta u rikthye në avantazh gjashtë minuta më vonë.
Luis Muriel dërgoi topin në rrjetë, teksa tre minuta më vonë erdhi edhe goli i Sutalos. Kaq për këtë ndeshjes dhe festë e Atalantës në fund, që ia doli të bëhet pjesë e 8 ekipeve më të mira në Kupë. /abcnews.al