Atalanta bllokon Gjimshitin/ Klubi italian mësohet se hedh poshtë ofertën e sheikëve

schedule12:38 - 23 Qershor, 2025

schedule 12:38 - 23 Qershor, 2025

Edhe në moshën 33-vjeçare mbetet ambicioz në kulm.

Berat Gjimshiti nuk ka ende ndërmend që të largohet nga futbolli italian dhe ai europian, edhe pse “sirenat” nga Gjiri Persik janë tepër të forta.

Jo vetëm kaq, por vlera e kapitenit të kombëtares shqiptare është kaq e madhe saqë Atalanta nuk dëshiron të mbetet pa të.

Një nga të përditshmet kryesore italiane, “Il Korriere dela Sera”, në fashikullin që botohet për qytetin e Bergamos, shkruan se trajneri I ri I skuadrës, kroati Ivan Juriç, ka vënë “veton” për largimin e tij futbollistit kuqezi.

Sipas gazetës, Juriç dëshiron të mbajë një bosht të fortë të ekipit, ndërsa ka marrë në dorëzim ekipin pas largimit të trajnerit që bëri histori tek Atalanta, Xhampiero Gasperinit.

Gjimshiti cilësohet një kapiten I vërtetë I mbrojtjes, dhe po ashtu është njëri nga 2-3 kapitenët e ekipit, lojtar me shumë përvojë.

Al Rajan nga Katari, sipas mediave italiane, ka ofruar 10 deri në 12 milionë euro, jo pak për një futbollist 33-vjeçar, për një mbrojtës, aq më tepër që të cilit I përfundon kontrata vitin e ardhshëm.

“Il Korriere dela Sera” shkruan se ylli kuqezi nga Presheva ka dëshirë të luajë sërish në majat më të larta të futbollit botëror, në Serinë A dhe në Champions, pasi Atalanta është sërish e kualifikuar.

Gjimshiti ka një karrierë shumë të gjatë në Itali, e sidomos në Bergamo, ndonëse rroga nuk është tepër e lartë, dhe kjo ishte arsyeja më e fortë për të shkuar në Lindjen e Mesme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!