VIDEO/ Fitore me “panenka”, Egnatia e nis vitin me fitoren ndaj Skënderbeut

schedule15:16 - 13 Janar, 2024

schedule 15:16 - 13 Janar, 2024

Jo më kot janë kryesuesit e Superiores. “Rrogozhinasit” e Egnatias e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë vit kalendarik, teksa në “Arena Egnatia” kanë mundur me reuzltatin minimal, 1 me 0, “Korccarët” e Skënderbeut, në përballjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 60’-të të saj, ku pas një ndërhyrje të gabuar në zonë nga Marcos Ramos, arbtiri akordon një 11-metërsh, i cili finalizohet me një “panenka” fantastike, nga “fatanzisti” brazilian, Fernando Medeiros, i cili udhëheq skuadrën, në një tjetër rezultat fantastik për këtë sezon.

Falë kësaj fitoreje, Egnatia mbetet në vendin e parë, kësaj radhe me 40 pikë, 8 më shumë se ndjekësit e Partizanit, të cilët pasditen e kësaj të shtune do të sfidojnë në “Arenën e Demave”, Teutën, ndërsa skuadra e Skënderbeut mbetet në vendin e 6-të të tabelës, me 22 pikë, 1 pikë më shumë se Laçi e Erzeni. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: