Dy herë Thomas Muller dhe Philippe Coutinho, Ivan Perisic, Serge Gnabry, Joshua Kimmich dhe Robert Lewandowski. Këta janë autorët e golave të fitores historike dhe legjendare të Bayern Munchen kundër Barcelonës.
Kampionët e Gjermanisë dominuan totalisht ndaj një Barçe të plogësht (shënoi Suarez dhe autogol i Alaba) dhe pa pikë karakteri, dhe e mbyllën takimin me rezultatin 8-2! 4-1 u mbyll pjesa e parë, teksa i njëjti rezultat që u regjistrua edhe në 45 minutat e dyta.
Një paraqitje fenomenale e ekipit bavarez dhe një disfatë e dhimbshme që nuk do harrohet lehtë nga katalanasit. Bayerni avancon në gjysmëfinale dhe pret fituesin e çiftit Manchester City, duke hedhur kandidaturën për fitimin e tripletës këtë sezon. /abcnews.al
Champions League, raundi çerekfinal
Barcelona-Bayern Munchen 2-8
(Alaba (aut) 7′, Suarez 57′ / Muller 4′, 31′, Perisic 21′, Gnabry 27′, Kimmich 63′, Lewandowski 82′, Coutinho 85′, 89′)



