VIDEO/ Fiton frika në United-Chelsea, Dortmundit i mjafton një pjesë në derbi

schedule20:33 - 24 Tetor, 2020

schedule 20:33 - 24 Tetor, 2020

Nuk ka gola në Manchester United-Chelsea. Ndeshja më e fortë e javës së gjashtë në Premier League, ishte tepër e dyluftuar por asnjë prej skuadrave nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë.

Rastet e MANCHESTER UNITED-CHELSEA

Në fund nga një pikë që nuk i vlejti asnjë prej ekipeve. Schalke 04 rezistoi vetëm një pjesë në dërbin me Dortmund. Takimi i luajtur në “Signal Iduna Park” përfundoi 3-0 për verdhezinjtë e Favre.

Manuel Akanji zhbllokoi sfidën në minutën e 55-të, teksa gjashtë minuta më pas erdhi edhe goli i Erling Haaland. Bomberi norvegjez mori një asist nga Sancho dhe gjeti golin e pestë në kampionat.

Golat dhe rastet e DORTMUND-SCHALKE 04

Festë edhe për Matts Hummels, i cili vulosi triumfin me tris të ekipit të tij. Ky sukses e ngjit Dortmundin në vend të tretë me 12 pikë, po aq sa ka edhe Bayern Munchen dhe një pikë poshtë kryesuesve të Leipzig. /abcnews.al

Premier League, java e gjashtë
Manchester United-Chelsea 0-0
Bundesliga, java e pestë
Dortmund-Schalke 04 3-0
(Akanji 55′, Haaland 61′, Hummels 78′)