VIDEO/ Firmat e para te Kastrioti, dy brazilianë për trajnerin Ndreu

schedule12:57 - 11 Gusht, 2020

schedule 12:57 - 11 Gusht, 2020

Kastrioti ka nisur merkaton dhe afrimet e para vijnë nga jashtë vendit. Bëhet fjalë për dy braziliani. Agnaldo Moraes, mesfushor që është aktivizuar për disa vite me Molde në Norvegji, do të luajë në Superiore. Ai ka firmosur me krutanët dhe pritet të zbarkojë në Shqipëri brenda kësaj jave.

Lojtari tjetër luan si sulmues dhe ai është Devid de Santana Silva. 24-vjeçari, shtatlartë, ka luajtur në kampionatet rajonale në Brazil dhe nuk është se ka spikatur me golat e shënuar. Në Krujë shpresojnë që të jetë një lojtar që mund t’u bëjë punë këtë sezon në Superiore.

Kastrioti ende nuk ka nisur përgatitjet, ndërkohë që po punohet që më parë grupi të plotësohet me lojtarë dhe trajneri Ramadan Ndreu më pas të mendojë për pjesën e stërvitjes. Drejtuesit e klubit krutan janë në bisedime me disa futbollistë, të cilët e njohin kampionatin tonë, por ende nuk ka marrëveshje. /abcnews.al