Sot ka startuar edhe kampionati holandez i futbollit dhe e gjithë vëmendja, ishte padiskutim te Ajax. Kampionët në fuqi të Holandës kanë hequr dorë këtë merkato nga dy lojtarët më të mirë, Hakim Ziyech dhe Donnu Van de Beek. Gjithsesi, e nisën mbarë kundër Sparta Roterdam.
“Harkëtarët” morën një fitore të ngushtë 0-1 dhe golin vendimtar të sfidës, e shënoi talenti brazilian Antony, i cili erdhi nga Sao Paolo si zëvendësuesi i Ziyech, për vetëm 15 milion euro.
Në minutën e 37-të, 20-vjeçari i talentuar lëshon një predhë me të majtën nga jashtë zone, duke mposhtur portierin vendas dhe duke i dhënë tre pikë të besuarve të Ten Hag. Fillimi i mbarë, gjysma e punës…/abcnews.al