Ylli Limani ka rënë pre e një rrengu nga Fifi. Këngëtarja është bërë pjesë e një lojë në TikTok me një prej personazheve më të njohur, Arjan Lekaj. Ky i fundit mori më shumë dhurata se Fifi duke bërë që ajo të humbte dhe duhej të merrte një dënim.
Kështu, këngëtarja telefonoi kolegun dhe mikun e saj, Ylli Limani duke i kërkuar 3 mijë euro borxh me kusht që do t’ja kthente javën tjetër. I habitur, Ylli e pyet se ku i çon lekët e klikimeve dhe koncerteve. Megjithatë, ai pranoi që ta ndihmonte.
/abcnews.al