VIDEO/ Feyenoord luan “tenis” ndaj Ajax, “Harkëtarët” munden 6 me 0 në “De Kuip”

schedule19:26 - 7 Prill, 2024

schedule 19:26 - 7 Prill, 2024

Feyenoord nuk pati mëshirë në atë që konsiderohet si klasikja e futbollit holandez ndaj Ajaxit. Vendasit triumfuan me rezultatin tenistik 6-0, duke shënuar nga tre gola për pjesë dhe duke poshtëruar në këtë formë rivalët e përjetshëm. Llogaria e golave u hap në minutën e 34′-t me Paixao ndërsa një minutë më pas shënoi edhe Minteh. Tronditja te lojtarët e Ajax ishte e dukshme dhe në minutat shtesë të pjesës së parë, pësuan edhe të tretin me Hancko.

Në fraksionin e dytë, lojtarët e Feyenoord nuk patën ndërmend të ulnin “marshin” dhe ishin për të gjithë kohën të fokusuar nga sulmi. Goli i katërt u shënua në minutën e 56′-të nga Minteh ndërsa listës iu shtua edhe ish-lojtari i Ajax, Timber që shënoi në të 62′-tën. Në fund, shënoi sërish ai që hapi llogaritë e ndeshjes, Paixao duke vulosur rezultatin e thellë dhe turpërues 6-0.

Pas kësaj fitoreje, Feyenoord ngjitet në kuotën e 69 pikëve në vend të dytë, me plot 8 pikë diferencë, nga vendi i parë, që mbahet nga PSV Eindhoven, ndërsa “Harkëtarët” e Ajax mbeten në vendin e gjashtë me 45 pikë dhe momentalisht janë në zonën e kualifikueseve, për një vend në fazën “play off”, të UEFA Conference League. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: