VIDEO/ Festojnë Milani dhe Leicester City, Tottenham bie në Belgjikë

schedule20:53 - 29 Tetor, 2020

schedule 20:53 - 29 Tetor, 2020

Milani nuk hasi probleme për të fituar duelin e Europa League ndaj Sparta Prague. Kryesuesit e Serie A fituan 3-0 në “San Siro”, falë golit të Brahim Diaz në pjesën e parë dhe rrjetave të portugezëve Leao dhe Dalot në fraksionin e dytë.

Zlatan Ibrahimovic humbi një penallti në fundin e 45 minutave të para (topi u përplas në traversë) dhe u mjaftua me asistin e dhënë për 21-vjeçarin spanjoll. 6 pikë të plota numëron Milani pas dy ndeshjeve të para dhe kryeson grupin H.

Tottenham bie në Belgjikë. Ekipi i Jose Mourinhos u mposht 1-0 në fushën e Antwerp, që iu fal golit të izraelitit Rafaelov në minutën e 29-të për të marrë triumfin e dytë radhazi në Europa League. Nuk gabon Leicester City, ekipi tjetër anglez.

“Dhelprat” fituan 1-2 në Athinë përballë AEK-ut vendas. Golat e miqve u realizuan në pjesën e parë nga i zakonshmi Jamie Vardy (me penallti) dhe Hamza Choudhury, teksa grekët shkurtuan rezultatin me anë të Tankovic.

 

Fitore jashtë fushe për Villareal dhe Hoffenheim, që siguruan tre pikët pas sukseseve 1-3 dhe 1-4 kundër Qarabag dhe belgëve të Gent, ndërsa ndeshja me më shumë gola ishte LASK-Ludugorets, që u fitua 4-3 nga vendasit austriakë. /abcnews.al