Për një moment u shtangën, por fitorja erdhi gjithësesi. “Katalanasit” e Barcelona-s kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Stadio Benito Villarmar” mundën me rezultatin spektakolar, 2 me 4, skuadrën e Real Betis, në përballjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Protagonist absolut i fitores së djemve të Xavi-t ishte “fantazisti” spanjoll, Ferran Torres, i cili realizoi tripletën personale, në minutat 21’, 48’ e 92’, si dhe asistoi golin e “yllit” portugez, Joao Felix, në minutën e 90’-të, duke “eklipsuar” kështu dopietën e ish-mesfushorit të Real Madrid, Isco, me këtë të fundit që shënoi 2 herë në minutat 56’ e 59’.
Falë këtij rezultati, Barça ngjitet në vendin e 3-të të tabelës, teksa deri më tani ka arritur të grumbullojë plot 44 pikë, 3 më shumë se Athletic Bilbao i vendit të 4-t, mirëpo mbetet plot 5 pikë pas Girona-s së vendit të 2-të dhe 7 pikë pas “Galaktikëve” të Real Madrid. Në krahun tjetër, “Bardhjeshilët” e Real Betis mbeten në vendin e 9-të të renditjes, me 31 pikë, pas 21 javësh. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Ferran Torres, 0-1:
Goli i Ferran Torres, 0-2:
Goli i Isco, 1-2:
Goli i Isco, 2-2:
Goli i Joao Felix, 2-3:
Goli i Ferran Torres, 2-4: