VIDEO/ Fermerët belgë protestojnë sërish, kaos në rrugët e kryeqytetit

schedule11:08 - 26 Mars, 2024

schedule 11:08 - 26 Mars, 2024

Dhjetëra fermerë bllokuan rrugët pranë selisë së Bashkimit Europian në Bruksel, ku 27 ministrat e bujqësisë të BE-së po takohen për të diskutuar krizën në sektorin e bujqësisë, e cila ka çuar në protesta prej muajsh.

Fermerët po protestojnë për masat mjedisore, importet e lira të produkteve bujqësore nga vendet e treta dhe masat e padrejta tregtare. Fermerët e vegjël, të cilët përbëjnë rreth dy të tretat e fuqisë punëtore dhe janë më aktivët në protestat e fermerëve në të gjithë Europën, do të përjashtohen nga disa kontrolle dhe ndëshkime sipas rregullave të reja.

Populistët e ekstremit të djathtë po përpiqen në prag të zgjedhjeve europiane të marrin votat e fermerëve duke argumentuar se politikat klimatike dhe bujqësore të BE-së janë pak më shumë se një ndërhyrje burokratike e politikanëve të elitës që nuk arrijnë të kuptojnë problemet e vërteta të bujqësisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!