VIDEO | Fenerbahce për titull, Muriqi shënon golin e 12-të në kampionat

schedule20:08 - 25 Janar, 2020

schedule20:08 - 25 Janar, 2020

Vedat Muriqi dhe skuadra e Fenerbahce, duken të pandalshëm këtë sezon. Ekipi turk triumfoi pastër 2-0 përballë Basaksehir, me bomberin dardan që shënoi golin e dytë dhe të sigurisë në këtë sfidë. Kruse shënoi golin e parë në minutën e 72-të, ndërsa pak minuta nga fundi i sfidës, Muriqi shënoi golin e tij të 12-të në kampionatin turk.

Rodrigues del mirë nga krahu i djathtë dhe numri 24 i Fenerbahce, pason drejt qendrës. Aty, Muriqi i shpëton markimit të mbrojtjes mike dhe shënon me portën e boshatisur. Festër e ligjshme në “Ulker Stadyumu” dhe ecuria pozitive e Fenerbahce, vazhdon.

Gjiganti turk numëron 37 pikë pas 19 javëve kampionat dhe renditet në vend të dytë, tre pikë më pak se kryesuesit e Sivasspor. Ndërsa Muriqi me 12 gola, është i treti në listën e golashënuesve, që udhëhiqet nga Sorloth me 15 rrjeta./abcnews.al