VIDEO | Fantazia në kulm, kapiteni i Laçit i bie organos në ballkon

schedule20:19 - 9 Prill, 2020

schedule 20:19 - 9 Prill, 2020

Këto ditë izolimi kemi parë e shijuar video të ndryshme. Veprime të çdo lloji për të shtyrë kohën,humor dhe fantazi e madhe. Kjo e fundit nuk i mungon aspak Aleksander Ignjatovic.

Kapiteni i Laçit po e kalon në kryeqytet periudhën e karantinës, duke mos zgjedhur rikthimin në shtëpinë e tij në Serbi. Qendërmbrojtësi ka postuar një video në rrjetet sociale, duke krijuar ilaritet te shokët e skuadrës dhe tifozët.

Ai del në ballkon dhe improvizon si një tastierist në mbajtësen që përdoret për të tharë rrobat, duke iu përshtatur muzikës që luhet në sfond. Gjetje ajo e 31-vjeçarit të skuadrës kurbinase. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!