VIDEO/ “Faleminderit që më nxore nga finalja”, Neymar “xixa” me arbitrin pas ndeshjes

schedule12:37 - 13 Maj, 2021

schedule 12:37 - 13 Maj, 2021

PSG arriti dje mes vështirësive të sigurojë finalen e Kupës së Francës, duke mundur pas penalltive skuadrën e Montpellier, me 90 minutat, që u mbyllën në barazim 2-2.

Në fushë nga minuta e parë nuk ishte Neymar, por Pochettino vendosi ta aktivizojë në minutën e 86 për të shpresuar në ndonjë mrekulli të brazilianit.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi, madje Neymar u ndëshkua me karton të verdhë, duke plotësuar numrin e tyre dhe mos pasur mundësi të luajë në finale. Pas ndeshjes shumë i inatosur ishte braziliani, që sulmoi direkt gjyqtarin Jeremie Pignard.

“Luaj 5 minuta, bëj një faull dhe ndëshkohem me karton të verdhë pa u menduar aspak. Faleminderit që më nxore nga finalja. Mendoj se e kishe personalisht”, shkruan braziliani në Instagram. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!