VIDEO | Fabregas “mbreti” i asisteve, ky pasim është unikal!

schedule16:19 - 15 Prill, 2020

schedule 16:19 - 15 Prill, 2020

Në mungesë të Champions League, faqja zyrtare e UEFA Champions League në Twitter, vazhdon të publikojë gola nga arkivat. Sot, kanë postuar një gol të Arsenalit, 11 vite më parë.

Me 15 prill 2009, Theo Walcott do të shënonte një gol shumë të bukur, por vëmendja është padiskutim të pasimi i Cesc Fabregas. Mesfushori spanjoll, asajkohe dhe kapiten i Arsenalit, jep një pasim të shkëlqyer me finte, duke nxjerrë Walcott të vetëm përballë portierit.

Ndoshta asisti më i bukur në karrierën e mesfushorit Fabregas, i cili ka dhuruar qindra asiste me fanellat e Arsenalit, Barcelonës, Chelseat dhe së fundmi Monaco./abcnews.al