VIDEO/ Fabian Ruiz “hero” përballë Montpellier, PSG kalon lehtshëm vizitën në “Stade de la Mosson”

schedule23:06 - 1 Shkurt, 2023

schedule 23:06 - 1 Shkurt, 2023

PSG ka arritur të triumfojë lehtësisht ndaj Montpellier, me rezultatin 1 me 3, e cila foli në të gjitha momentet për “parizienët’.

Një pjesë e parë plot tension, me PSG që arriti të fitonte një 11-metërsh, që në minutën e 7’-të e cila u humb nga Mbappe. Mirëpo, arbitri vendosi që kjo penallti të përsëritej dhe sërish nga pika e bardhë e penalltisë Mbappe gabon duke shokuar futbolldashësit. Ndërkaq, një goli i anulluar nga sistemi VAR në minutën e 35’-të shokoi gjithashtu “parizienët” që prisnin epërsinë.

Pjesa e dytë nisi gjithashtu me një gol të anulluar të Achraf Hakimi në minutën e 52’-të, por vetëm 3 minuta më vonë, Fabian Ruiz përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe gjen rrugën e rrjetës për të tijët. Goli i dytë do të vinte po nga këmbët e Ruiz, i cili këtë herë shërben për Leo Messin brenda në zonë, me këtë të fundit që çon lehtësisht topin prapa shpatullave të Lecomte.

Për golin e nderit mendoi Nordin në minutën e 89’-të nga Nordin, ndërsa “parizienët” u përgjigjën vetëm 3 minuta më pas, me 16-vjeçarin, Zaire-Emery, i cili shënoi golin e parë me fanellën e PSG, në një ndeshje zyrtare.

Me këtë fitore, PSG arrin në kuotën e 51 pikëve, 5 më shumë se rivalët e Marseille të vendit të dytë, që deri më tani kanë grumbulluar vetëm 46 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!