VIDEO/ Europa “ëndërr” për Arsenalin, Xhaka i dhuron barazimin Burnley

schedule15:39 - 6 Mars, 2021

schedule 15:39 - 6 Mars, 2021

Arsenali nuk mundi të fitojë sot dhe tashmë mund të themi se kualifikimi në Kupat e Europës qëndron vetëm në kuadrin e dëshirës dhe jo objektivit.

Skuadra londineze e gjeti e para golin në këtë ndeshje, Ishte Aubameyang, që tundi rrjetën në minutën e 6-të, por Burnley barazoi brenda pjesës së parë.

Në minutën e 39-të Granit Xhaka në vend që të pasonte te shoku i tij, e përplasi topin te kundërshtari dhe sfera përfundoi në rrjetë.

Në pjesën e mbetur të lojës, Arsenal u mundua të gjente barazimin, por qe e pamundur dhe ndeshja u mbyll në barazim, që i rëndon shumë skuadrës së Artetës.

Londinezët renditen në vendin e dhjetë tashmë, thuajse jashtë objektivave objektivave sezonalë, të shpallur në fillim të sezonit. /abcnews.al