Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Eurogoli i Nkunkut shmang humbjen, Leipzig i dorëzon kreun Bayernit

schedule20:28 - 1 Shkurt, 2020

schedule 20:28 - 1 Shkurt, 2020

Barazim spektakolar mes Leipzig dhe M’Gladbach, rezultat që kënaqi Bayern Munchen. Miqtë dominuan pjesës e parë dhe shënuan dy herë me anë të Alassane Plea dhe Jonas Hofmann. Francezi konkretizoi me gol një aksion fantastik të M’Gladbach në minutën e 24-t, ndërsa Hofmann lëvizi bukur në zonë 11-të minuta më vonë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Julian Nagelsmann hodhi në fushë Patrick Schick dhe Yussuf Poulsen dhe ndërrimet e trajnerit të Leipzig dhanë rezultatin e kërkuar. Sulmuesi çek përfitoi nga një mosmarrëveshjes e portierit dhe mbrojtjes mike dhe shkurtoi rezultatin në minutën e 50-të. Plea u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në minutën e 61-të dhe la M’Gladbach me një lojtar më pak.

Leipzig u hodh i gjithi në sulm dhe barazoi shifrat një minutë përpara mbylljes së ndeshjes. Eurogol i Christopher Nkunku dhe festë në “Red Bull Arena”. Arbitri kryesor akordoi 5 minuta shtesë, por Leipzig nuk ia doli të gjente golin e përmbysjes së madhe, duke i dorëzuar vendin e parë Bayern Munchen. /abcnews.al

Leipzig-M’Gladbach 2-2
(Schick 50′, Nkunku 89′ / Plea 24′, Hofmann 35′)

 

Renditja e Bundesligës gjermane

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!