Rennes e mbylli sezonin e fundit në Ligue 1 në vend të tretë, duke ia dalë të sigurojë kualifikimin në grupet e Champions League. Ekipi francez e ka nisur shumë mirë edhe sezonin e ri, teksa sot po përballet jashtë fushe ndaj Nimes.
Miqtë kanë zhbllokuar sfidën në minutën e 12-të dhe kanë kaluar në avantazh falë një eurogoli. Autori është Sehrou Guirassy. Sulmuesi francez mori një asist nga braziliani Raphinha dhe mposhti portierin e Nimes me një goditje fantastike.
https://streamable.com/0oufnk
Topi në trekëndësh dhe Rennes në avantazh. Një gol i rëndësishëm për ekipin e Julien Stephan, që ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me shtatë pikë të grumbulluara në tre javët e para. /abcnews.al

