VIDEO/ Eurodeputetja suedeze pret flokët në shenjë solidariteti me gratë iraniane

schedule14:10 - 5 Tetor, 2022

schedule 14:10 - 5 Tetor, 2022

Një eurodeputete suedeze preu flokët e saj gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian në mbështetje të protestave antiqeveritare në Iran, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsha Amini.

“Derisa të çlirohet Irani, zemërimi ynë do të jetë më i madh se tiranët. Derisa gratë në Iran të jenë të lira, ne do të jemi në anën tuaj”, tha eurodeputetja Abir Al-Sahani, me origjinë nga Iraku, në një deklaratë në Parlamentin Europian në Strasburg, Francë.

Më pas ajo mori një palë gërshërë dhe tha: “Jin, Jiyan, Azadi” (“Gruaja, Jeta, Liria” në gjuhën kurde) dhe preu flokët e saj. Në të njëjtën kohë, shumë aktore dhe këngëtare franceze prenë flokët në shenjë solidariteti me luftën e grave iraniane.

Autoritetet teokratike në Iran po përballen me trazirat më të mëdha mbarëkombëtare në disa dite pas vdekjes së Amini, me protesta që tani janë përhapur jashtë vendit në kryeqytete të tilla si Londra, Parisi, Roma dhe Madridi në shenjë solidariteti për protestat në Iran.

/abcnews.al