Ish-lojtari i Kukësit, Valon Et’hemi ka arritur të lërë gjurmë në ndeshjen e zhvilluar mes Instabulsporit dhe Ankaraguru.
24-vjeçari shqiptar nga Maqedonia ka realizuar një gol me peshë për skuadrën e tij, teksa i ka dhuruar 3 pikë përballë ekipit kryesues në kampionatin turk.
Et’hemi realizoi një gol të bukur në minutën e 23-të të takimit, ndërsa shifrat 1-0 për skuadrën e shqiptarit të maqedonisë nuk do të ndryshonin deri në vërshëllimin e fundit.
Ndërkohë kjo ishte humbja e parë për Ankaragucu pas shumë kohësh, teksa kishte 6 fitore radhazi në kampionat. Pas këtyre tre pikëve, Instabulspor ngjitet në vendin e 5 dhe kanë shanse reale për të shpresuar për ngjitjen në elitë.
Tebrikler ⚽️ @istanbulspor 9 kişi ile destan yazdınız @Ankaragucu ne evinde yenilmezliği tattırdınız .Bravo Alkışı hakettiniz ???? pic.twitter.com/nqXnqm1MVF
— Metin Çakmak ?? (@metincakmakk) February 12, 2022
/f.a/abcnews.al