VIDEO/ “Është fëmijë i mrekullueshëm”, gjyshi i Torres nuk mban lotët

schedule20:59 - 18 Nëntor, 2020

schedule 20:59 - 18 Nëntor, 2020

Ferran Torres u bë yll te Valencia, ku mësoi gjithçka dhe mori mësimet e nevojshme për t’i shpalosur këtë sezon te Manchester City, nën urdhrat e Pep Guardiolës.

 

Sulmuesi, i cili ka luajtur në krahun e djathtë, por edhe si sulmues në “Etihad Stadium”, është një nga surprizat e mëdha këtë sezon, duke u adaptuar shumë lehtë me futbollin anglez.

Paraqitjet e tij të mira në këtë sezon të ri i dhuruan atij një ftesë nga Luis Enrique në kombëtaren e Spanjës. Mbrëmë “La Roja” shkatërroi 6-0 Gjermaninë dhe Torres ishte autor i një triplete, duke u shpallur padyshim edhe njeriu i ndeshjes.

https://streamable.com/giighh

Talenti nuk mori vetëm lëvdatat e ekspertëve, tifozëve apo bashkëlojtarëve, por edhe të gjyshit të tij. Ai qan nga gëzimi në një intervistë për Deportes Cuatro. Pak nipër i bëjnë gjyshërit e tyre kaq të lumtur.

 

“Është fëmijë i mrekullueshëm (nis të qajë). Nuk mund t’i mbaj lotët. Jam shumë i emocionuar. Qava edhe mbrëmë”, ishin fjalët e gjyshit, teksa në praninë e tij ishte edhe bashkëshortja. “E pashë atë në televizion dhe doja ta përqafoja”, ishin fjalët e gjyshes së Torres. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!