Erdogan vizitoi Gjermaninë, ku zhvilloi një takim të tensionuar me Olaf Shcolz. Siç raportojnë mediat turke, presidenti turk përveç takimit me kancelarin gjerman ka takuar edhe fëmijët e emigrantëve turq, të cilëve u ka dhënë para.
Veprimi i tij ishte më shumë simbolik, pasi u dha lira turke.
“Sigurisht që nuk do t’ju jap euro por lira turke, pra 200 lira turke që janë me vlerë 6 euro”, tha Erdogan.
Ndërkohë qe fëmijët bërtisnin të emocionuar: “Ka ardhur gjyshi Tayip”.
/abcnews.al