Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Era e fortë dhe reshje të dendura të shiut, dy turistë bllokohen në Zvërnec, forcat zjarrfikëse u vijnë në ndihmë

schedule14:26 - 30 Gusht, 2025

schedule 14:26 - 30 Gusht, 2025

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erë të fortë, kanë bërë që dy turistë të mbeten të bllokuar në kodrat e Zvërnecit.

Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, për shkak të motit të keq, një pemë ka rënë duke bllokuar rrugën rurale të zonës, ndërsa reshjet kanë dëmtuar edhe segmentin për këmbësor.

Çifti nga Ukraina kërkoi ndihmën e forcave zjarrfikëse të Vlorës, të cilët janë duke shkuar për hapjen e rrugës si dhe prerjen e pemës që kishte zënë rrugën dhe për t’i ndihmuar ata të largoheshin nga zona.

Përveç makinës së turistëve, të bllokuara kishin mbetur edhe disa automjete të tjera.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!