VIDEO/ Empoli shtang “violët” në “Artemio Franchi”, Berisha me shokë sigurojnë fitoren e dytë në Serie A

schedule22:56 - 23 Tetor, 2023

schedule 22:56 - 23 Tetor, 2023

Skuadra e Empoli ka arritur fitoren e 2-të në këtë edicion të Serie A, teksa në “Artemio Franchi” kanë mundur me rezultatin e pastër, 0 me 2, “violët” e Fiorentina, në përballjen e vlefshme për javën e 9 të kampionatit italian të futbollit.

Nga një gol në secilën pjesë mjaftoi që skuadra e teknikut Andreazzoli të sigurojë një fitore të rëndësishme, në garën për mbijetesë. I pari në listën e golashënuesve ishte “veterani”, Francesco Caputo, në minutën e 21’-të të lojës, ndërsa për të “vulosur” rezultatin, 0 me 2, sulmuesi ganez, Emmanuel Gyasi tund rrejtën e portierit Terraçiano, për 3 pikët “e arta”.

Me këtë fitore, skuadra e Empoli del nga “zona e ftohtë” e tabelës, teksa ngjitet në vendin e 17 të tabelës, me 7 pikë pas 9 javëve të para të kampionatit, ndërsa “violët” e Fiorentina mbeten në vendin e 5 të renditjes me 17 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Francesco Caputo, 0-1:

Goli i Emmanuel Gyasi, 0-2: