VIDEO/ Emocionuese: Ish-balerina me alzheimer “shndërrohet” kur dëgjon “Liqeni i Mjellmave”

schedule14:40 - 11 Nëntor, 2020

schedule 14:40 - 11 Nëntor, 2020

Një moment shumë emocionues është bërë viral në rrjetet sociale.  Një video e publikuar së fundmi tregon momentin kur një ish prima-balerinë që vuan me Alzheimer transformohet kur dëgjon muzikën nga liqeni i Mjellmave.

Marta C Gonzalez shfaqet e ulur në karrigen e saj me rrota ,ndërsa një kujdestare i vendos asaj kufjet dhe  fillon të luajë Liqenin e Mjellmës së Tschaikovsky, muzikë të cilën  Gonzalez e ka kërcyer  në rininë e saj.

Ajo ka qenë primabalerinë me New York Ballet në vitet 1960. Ndërsa muzika fillon, Gonzalez preket dhe duart e saj instiktivisht ribëjnë lëvizjet e këndshme që kishte realizuar në skenë, më 1967.

Marta vazhdon të ndjekë ritmin dhe kujton koreografinë që kërceu dekada më pare, kur ishte e re. l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!