Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me një këngë të kënduar nga fëmijët për Mjekët dhe infermierët shqiptarë të cilët të vendosur në frontin e parë të “luftës” kundër koronavirusit, rrezikojnë jetën e tyre për t’u ardhur në ndihmë pacientëve.
Gjatë këtyre ditëve, falënderimet nga të gjithë për punën e tyre heroike, nuk kanë munguar nga artistë, aktorë etj.
Kjo këngë këtë herë është kënduar nga 6 vajza të vogla, dhe video është shpërndarë nga Kryeministri Rama.
“MIRËMËNGJES, dhe njëmijë herë faleminderit atyre që po e zmbrapsin armikun në vijën e zjarrit“, shkruan Rama./abcnews.al
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1102165213479133/