Ish-futbollisti i kombëtares Shpresa, Emir Sahiti u ftua ditën e djeshme nga përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet miqësore që dardanët do të luajnë në fund të këtij muaji.
Një ftesë e marrë nga Alain Giresse, e ka gëzuar lojtarin shqiptarë i cili ditën e sotme në ndeshjen që Hajduku Split zhvilloi kundër Lokomotiva Zagreb, teksa Sahiti la firmën e tij në golin e 4-të të shënuar nga skuadra e tij, e cila fitoi me rezultatin e thëllë 4-0.
Sahiti gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 62-të, i cili doli i vetëm para portierit për të mposhtur me4 gjuajtjen e tij me topin në përfundon në fundin e rrjetës.
Hajduk 4-0 Lokomotiva (62′)
Emir Sahiti makes it 4!!! Great assist by Livaja! pic.twitter.com/Evj7NeELAq
— Everything About HNL (@AboutHnl) March 19, 2022
Sulmuesi i krahut në 24 ndeshje ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 3 asistime. Hajduk Split pozicionohet në vendin e tretë me 52 pikë dhe është ende në garë për titull kampioni.
Te Lokomotiva e Zagrebit ndeshjen e kompletoi Jon Mersinaj, derisa Indrit Tuci u inkuadrua në minutën e 46-të të pjesës së dytë. Në bankën rezervë ishin edhe Hajdin Salihu dhe Art Smakaj. /f.a/abcnews.al