VIDEO/ “Eminem më prit”, bukuroshja e Champions zbulon talentin e ri

schedule15:14 - 30 Maj, 2020

schedule 15:14 - 30 Maj, 2020

Prapësitë dhe Kinsey Wolansky nuk mund të ndahen sot. Modelja amerikane, e cila u bë e famshme pasi u fut në fushë në finalen e Champions League Liverpool-Tottenham, ka fansat e saj anembanë botës.

Bukuroshja, e cila shquhet edhe për format trupore që e bëjnë atë joshëse, në rrjetet sociale shpesh u bën lojëra miqve të saj, ndërkohë që këtë herë ka zgjedhur diçka ndryshe. Ajo ka postuar një video në “Tik Tok” dhe ngacmon reperin Eminem.

Pasi thith helium në një tullumbace, Kinsey mundohet të këndoja rap dhe shkruan: “Bëhu gati, po vij Eminem!”. Këngëtari dhe producenti nga Detroiti do e marrë me sportivitet, ndërsa fansat me siguri janë  argëtuar nga bukuroshja. /abcnews.al