Me rastin e festave të fundvitit, shumë emigrantë shqiptarë janë kthyer në atdhe.
Sonte është dhe mbrëmja e Krishtlindjeve, kjo ka bërë që të këtë të diel fluksi të shtohet dhe më tepër. Nga pamjet e siguruara nga ABC News, dallohet dhe radha e gjatë e emigrantëve që presin në pikën kufitare të Kapshticës.
Kujtojmë që ditën e shtunë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla zbuloi se përmes një telefonate me homologun grek, pala shqiptare ka kërkuar rritje të sportele në pikat kufitare me qëllim pakësimin e radhëve gjatë ditëve të festave të fundvitit./abcnews.al