VIDEO/ Emanuele Ndoj gjen golin e parë sezonal, ndëshkon Leccen e Dermakut

schedule21:19 - 16 Tetor, 2020

schedule 21:19 - 16 Tetor, 2020

Emanuele Ndoj ka gjetur golin e parë sezonal me Brescian. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka zhbllokuar sfidën shtëpiake ndaj Lecces së Kastriot Dermakut (ndodhet në stol) në minutën e tetë.

Mirditori 23-vjeçar shfrytëzoi një asist të francezit Florian Aye dhe mposhti portierin mik me një goditje nga brenda zonës kundërshtare.

Avantazh i rëndësishëm për “Dallëndyshet”, që kanë si objektiv rikthimin e menjëhershëm në Serie A. Brescia nuk ka fituar asnjë nga dy sfidat e para, por është afër marrjes së tre pikëve të para. /abcnews.al