Këtë të enjte, 41-vjeçari Elton Javori u ekzekutua në Fier vetëm pak metra larg banesës së tij. ABCNews ka siguruar pamjet nga vendi i krimit. Autori 35-vjeçari, Agim Gashi afron automjetin pranë makinës në të cilën ndodhej 41-vjeçari dhe pas të shtënave, shihet tek largohet me shpejtësi.
Gjithashtu ABCNews ka siguruar foton e 41-vjeçarit që mbeti viktimë e atentatit të ndodhur sot në Fier. Elton Javori u qëllua me armë sapo uli xhamin e makinës.
Në lagjen ku jetonte Elton Javori, njihej si djalë i qetë e jo problematik. Pistat ku po hetohet janë disa. Një krushqi e prishur dhe konfliktet mes të dyve janë të tjera dyshime që mund të kenë çuar në vrasje.
Për të zbardhur dinamikën e ngjarjes policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërsa punohet ende për të vënë në pranga vrasësin.
/abcnews.al/