VIDEO/ El Clasico: Sergio Ramos i pagabueshëm, rikthen Realin në avantazh

schedule17:26 - 24 Tetor, 2020

schedule 17:26 - 24 Tetor, 2020

Real Madrid rikthehet në avantazh. Pjesa e parë e El Clasicos që po luhet në “Camp Nou”, u mbyll 1-1 pas golave të Federico Valverde për miqtë dhe Ansu Fati për katalanasit.

Goli i tretë i takimit ka ardhur në minutën e 63-të dhe atë e ka realizuar Sergio Ramos. Penallti për “Los Blancos” dhe ekzekutimin e mori përsipër kapiteni.

 

Ramos nuk gaboi, mposhti brazilianin Neto dhe i dhuroi avantazhin ekipit të Zidane, që ka shumë nevojë për një triumf në këtë përballje. /abcnews.al