Abc News ka siguruar pamjet e para nga vendi ku ndodhi krimi në Rrëshen. Rreth orës 11:00 u ekzekutua me armë zjarri Kastriot Reçi. Ngjarja ndodhi para lokalit të tij në qender të qytetit.
Mirditë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.