VIDEO/ Ekuban i dhuron Superkupën Trabzonsporit, kërcet grushti në fund

schedule21:16 - 27 Janar, 2021

schedule 21:16 - 27 Janar, 2021

Ka përfunduar me fitoren 2-1 të Trabzonspor finalja e Superkupës së Turqisë me Basaksehir. Caleb Ekuban protagonist absolut për ekipin e tij me golin e shënuar në minutën e 86-të.

 

Ish-sulmuesi i Partizanit finalizoi një kundërsulm të shpejtë të skuadrës së tij, duke i dhuruar Trabzonsporit Superkupën për herë të nëntë në histori. Ky ishte goli i shtatë sezonal për 26-vjeçarin nga Gana.

Më parë kishin shënuar Djaninu për Trabzonsporin (47′) dhe Demba Ba me penallti për kampionët në fuqi (58′). Në fund nuk mungoi as një sherr masiv dhe grushtet mes palëve, diçka normale dhe e zakonshme në futbollin turk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!