VIDEO/ Ekspertiza konfirmon Abc Story-in: Kostantin Katsifas vrau veten

schedule13:18 - 15 Shkurt, 2020

schedule 13:18 - 15 Shkurt, 2020

Dy vjet më parë, gazetari Ferdinand Dervishi duke iu referuar fakteve të gjetura në vendin e ngjarjes si edhe të dhënave të tjera nga grupi hetimor doli në përfundimin se Kostantin Katsifas nuk u vra nga RENEA, por ishte vetëvrarë në një moment të rëndë psiqik.

E gjithë kjo është konfirmuar nga ekspertiza e dalë sëfundmi mbi vdekjen e Kastifas, sipas të cilës ai është vetëvrarë me dy plumba nga një breshëri e shkurtër automatiku.

Në dokumentarin e publikuar në tetor 2018, Abc Story theksoi se Kostas Katsifa kishte dy plumba pranë zemrës, të cilët kishin hyrë diagonalisht nga poshtë-sipër (min 0:39).

Ky fakt si edhe detaje të tjera të siguruara nga Abc Story konfirmuan se ai nuk është qëlluar nga RENEA, por ka qëlluar veten.

Vetë pozicionimi i Katsifas përballë të forcave RENEA si edhe mënyra si janë futur plumbat në trupin e tij konfirmojnë.

DOKUMENTARI I ABC STORY

Katsifa humbi jetën në tetor të vitit 2018 teksa mori automatikun duke qëlluar me breshëri në drejtim të policisë. Gjithçka ndodhi teksa në Bularat po festohej Dita e JO-së greke ndaj Italsië fashiste. Pas të shtënave ndaj policisë, në drejtim të Bularatit u nisën Forcat Speciale RENEA, të cilat i kërkuan që të dorëzohej. Por Katsifa qëlloi ndaj vetes në një moment të rëndë psikologjik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!