Në Premier League, luhen sot tre sfida shumë të rëndësishme. Arsenal dhe Manchester United kanë zbritur në fushë, në orën 17:30. “Topçinjtë” e Londrës kanë shënuar 2 gola në 2 minuta, për të “zhytur” Crystal Palace.
Golat nuk erdhën nga yjet e sulmit, por nga dy qendërmbrojtësit. Në minutën e shtatë, ishte Sokratis ai që shënoi. Dy minuta pas rrjetës së grekut, shënoi dhe mbrojtësi David Luiz.
Ndërsa në takimin tjetër mes Norëich dhe Manchester United, “Djajtë e Kuq” po udhëheqin vetëm me një gol. Ishte mesfushori Scott McTominay ai që shënoi në minutën e 21-të, për të kaluar të besuarit e Solskjaer në avantazh./abcnews.al
Premier League, java 10
Arsenal – Crystal Palace 2-0
Sokratis 7′, Luiz 9′
Norwich – Man. United 0-1
McTominay 21′