Jo më kot janë pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion këtë sezon. “Rrogozhinasit” e Egnatias janë rikthyer te fitorja mesditën e kësaj të premteje, teksa në “Arena Egnatia” kanë “fundosur” me rezultatin e thellë 3 me 0, “nëndetësen blu” të Dinamo City.
Fitorja e vendasve u “hipotekua” që në pjesën e parë të sfidës, teksa fillimisht në minutën e 26’, “bomberi” lituanez, Gytis Paulauskas çon furishëm në rrjetë një pasim të Malotas, për të zhbllokuar shifrat, ndërsa 6 minuta më vonë, “fantazisti” i mesfushës, Arbin Zejnullai ekzekuton mjeshtërit një goditje dënimi, duke çuar topin në rrjetën e Rexhepit, me një goditje shembullore.
Për golin e 3-të të sfidës mendoi 23-vjeçari italian, Alessandro Ahmetaj, i cili pas një krosimi të Spahiut kap bukur topin me kokë, duke e “vulosur” përfundimisht fitoren spektakolare të Egnatias.
Me këtë fitore, “rrogozhinasit” ngjiten në vendin e parë të tabelës me 16 pikë, pas 8 javëve të para të kampionatit, ndërsa “blutë” e Dinamo City mbeten në vendin e 9 të tabelës, me vetëm 7 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Gytis Paulauskas, 1-0:
Goli i Arbin Zejnullait, 2-0: