Shumë shqiptarë duan të largohen drejt vendeve të tjera me gomone dhe kanë qenë jo të pakta rastet kur janë kapur nga policia.
Më i fundit ka qenë një rast i shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihen shqiptarë që janë nisur drejt Anglisë, por janë ndaluar nga piolicia franceze.
Në përpjekje për të kaluar nga një plazh afër Dunkirk në video, ata janë sulmuar me spraj nga efektivët për të mos lejuar largimin e tyre.
Channel 4 News bën me dije se në grupin e emigrantëve ishin shqiptarë dhe kurdë irakianë. /abcnews.al