Richarlison pësoi abuzim racist pasi shënoi për Brazilin mbrëmë kur një tifoz hodhi banane ndaj tij.
Sulmuesi i Tottenham e çoi në avantazh vendin e tij në miqësoren kundër Tunizisë me dhjetë lojtarë.
Kur Richalrison po festonte golin e tij, një banane u hodh mbi të. Shoku i tij, Fred, shkoi dhe e largoi bananen nga fusha duke e shtyrë me këmbë. Richarlison dhe shokët e tij brazilian kishin dërguar një mesazh kundër racizmit përpara fillimit të ndehsjes, i cili u kujtoi tifozëve rëndësinë e lojtarëve me ngjyrë në historinë e Brazilit.
Ekipi pozoi pranë një pankarte ku shkruhej: “Pa lojtarët tanë me ngjyrë, ne nuk do të kishim yje në fanellat tona.”
Deklarata erdhi si përgjigje ndaj Vinicius Jr që u abuzua dy herë në mënyrë racore në ndeshjen e Real Madrid kundër Atletico Madrid./ h.ll/albcnews.al
A banana thrown onto the pitch at Richarlison? In 2022? Where is the vitriol we had when he did kick-ups in a Premier League game? The complacency over racism in football is returning. pic.twitter.com/45LzgRgyXp
— Darren Lewis (@MirrorDarren) September 28, 2022