Kategoria e Parë shoqërohet shpesh me situata të tensionuara dhe së fundmi është publikuar një video nga ndeshja mes Kastriotit dhe Egnatias. Një prej drejtuesve të klubit krutan, Gazmend Vogli, shfaqet duke debatuar me gjyqtarin e katërt të ndeshjes.
Në videon e publikuar nga “Procesi Sportiv” shikohet Vogli që lëviz dorën në drejtim të gjyqtarit, i cili shmanget disi. Një veprim i tillë sigurisht që është i dënueshëm dhe mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Komisioni i Disiplinës.
Klubi i Egnatias u ankua për gjykimin në ndeshjen me Kastriotin. Momenti i përplasjes së Voglit me arbitrin është pas golit të barazimit 2-2. Disa minuta më pas u akordua penallti për krutanët, që shënuan dhe iu gëzuan tre pikëve të para në kampionat. / Abcnews.al