ABC ka siguruar pamjet nga momenti ku një person i vë flakën furgonit të Renato Torollarit në Korçë.
Momenti është filmuar nga një kamer sigurie, ku në të shihet një person që afrohet me një bidon në dorë dhe më pas hedh benzinën duke i vënë flakën furgonit.
Furgoni ishte parkuar para banesës në lagjen nr 17, ndërsa përdorej për transport udhëtarësh. Pronari thotë se nuk ka pasur ndonjë konflikt apo problem. Ai thotë se mund t’ja kenë djegur për shkak të konkurencës.
‘Më datë 26.09.2022, rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip furgon në pronësi të shtetasit R. T., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar në afërsi të banesës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.’- njofton policia.
/abcnews.al/