VIDEO/ E premtuan dhe e bënë, “Tifozat Kuq e Zi” shpalosin flamurin gjigant në “Air Albania”

schedule20:40 - 20 Nëntor, 2023

schedule 20:40 - 20 Nëntor, 2023

Në vetëm pak minuta, Kombëtarja jonë do të presë në mitikun “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.

Vetëm disa momente para fërshëllimës së arbitrit gjerman. Sven Jablonski, nga pamjet e siguruara nga “ABC Neës”, shihen qartazi të gjithë tifozat e pranishëm kanë ngritur plasmaset “kuqezi” dhe vetëm pak sekonda më pas, ashtu siç kishin paralajmëruar “Tifozët Kuq e Zi” shpalosin një banderolë gjigande në tribunën e mitikut “Air Albania”, ashtu si në miqësoren e vitit 2004, ndaj Greqisë. /i.m /abcnews.al