VIDEO/ E paprecedentë, persona të armatosur ndalojnë kombëtaren e futbollit në Amerikë

schedule11:39 - 23 Mars, 2021

schedule 11:39 - 23 Mars, 2021

FIFA dhe CONCACAF kanë marrë një lajm jo të mirë, pasi kombëtarja e Belize është ndalur nga persona të armatosur teksa udhëtonin me autobus drejt Haitit.

Belize do të luajë me Haitin të enjten, më 25 mars, ndeshjen kualifikuese të Botërorit Katar 2022, dhe me futbollistë dhe stafin ishin edhe katër policë.

Raportohet se ata negociuan me grupin e personave të armatosur, që të lejoheshin të vazhdonin udhëtimin e tyre drejt Haitit. Gjithçka e zgjidhur pa pasoja, fatmirësisht. /abcnews.al